Skip to content

Për Ne

RRETH NESH

Këmishëria është një prodhues premium i këmishave, i specializuar në këmisha të punuara sipas masës, i ndërtuar mbi bindjen se kushdo që vishet me stil meriton një këmishë të dizajnuar posaçërisht për të.

E themeluar në vitin 2021 nga themeluesi Arianit Musliu, Këmishëria mbështetet në përvojë të gjerë në industrinë e veshjeve, e ndërtuar mbi suksesin e brendit Luciano një emër i njohur në Kosovë për cilësi dhe elegancë. Duke parë kërkesën në rritje për produkte premium dhe sidomos për këmisha të personalizuara, Këmishëria
u krijua për të sjellë një standard të ri të prodhimit “Made in Kosova”.

Filozofia jonë është e qartë: cilësia e vërtetë nuk përcaktohet nga origjina, por nga mjeshtëria. Çdo këmishë është rezultat i qepjes profesionale, përkushtimit në çdo detaj dhe përdorimit
të materialeve premium të importuara nga Italia. Ky qasje na ka mundësuar të ndërtojmë një bazë besnike klientësh.

Kemi sjellë për herë të parë në treg një program të këtij lloji, përmes shërbimit Made-to-Measure, që ofron personalizim të plotë të çdo këmishe. Nga zgjedhja e materialit, forma e jakës, qepja dhe detajet përfundimtare çdo element përshtatet sipas klientit.

Sot, Kemisheria ndodhet në një fazë
kyçe zhvillimi. Nën vizionin e themeluesit Arianit Musliu, kompania synon investimin në teknologji të avancuar, duke kaluar nga proceset manuale dhe gjysmë automatike në prodhim plotësisht të automatizuar. Ky hap do të rrisë ndjeshëm efikasitetin, saktësinë dhe kapacitetin prodhues, duke ruajtur standardet më të larta të cilësisë.

Me ambicie të qarta për zgjerim në rajon dhe në Evropë, Këmishëria synon të zhvillohet si një brand i njohur përmes
modelit të franchising-ut, duke përfaqësuar mjeshtërinë, inovacionin dhe një standard të ri në prodhimin e këmishave premium.